Sulme të forta në zemër deri në atak kardiak? Kardiologu Çabeli: “Ja cilat janë shkaqet”
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme si dhe invaliditetit të miliona njerëzve në botë. Shkaqet e shfaqjes së tyre janë nga më të ndryshmet, disa prej të cilave janë të pamundura për t’i shmangur. Gjithashtu ka një sërë faktorësh të tjerë të cilët mund t’i evitoni duke ulur kështu ndjeshëm rrezikun dhe pasojat e sëmundjeve kardiake.
Për të folur mbi këtë temë i ftuar në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSh, mjeku kardiolog Andri Çabeli u shpreh se përveç faktorit moshë, faktorë të tjerë shumë të rëndësishëm që ndikojnë në sëmundjet kardiovaskulare janë dhe jeta sedentare, hipertensioni, duhan pirja apo dhe diabeti gjithashtu dhe çrregullimi i nivelit të yndyrave.
“Dihet që mosha është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, pastaj faktorë të tjerë të rrezikut siç mund të jenë diabeti, hipertensioni apo duhan pirja këto janë rritur prevalenca e të sëmurëve, këto janë faktorë rreziku por më të rëndësishme janë duhan pirja, diabeti dhe niveli i çrregullime të yndyrave. Jeta sedentare, hipertensioni, diabeti futen në atë që quhet sindromë metabolik” u shpreh mjeku kardiolog Andri Çabeli.