Kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani ka kërkuar takim urgjent të liderëve arabë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së pasi Izraeli intensifikoi sulmet e tij në Liban.
Iraku kërkon takim urgjent “të liderëve të delegacioneve arabe… për të shqyrtuar pasojat e agresionit sionist ndaj popullit tonë paqësor në Liban dhe për të punuar së bashku për të ndaluar sjelljen e tij kriminale”.
Ndërkaq, Turqia ka paralajmëruar se sulmet e Izraelit ndaj Hezbollahut kërcënojnë ta fusin gjithë Lindjen e Mesme në kaos.
“Sulmet e Izraelit ndaj Libanit shënojnë një fazë të re në përpjekjet e tij për të tërhequr të gjithë rajonin në kaos. Është e domosdoshme që të gjitha institucionet përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, si dhe komuniteti ndërkombëtar, të marrin masat e nevojshme pa vonesë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën, pritet të fokusohet në luftën e Gazës.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.