Britania e Madhe po shqyrton mundësinë për të dërguar në Detin e Kuq aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth, me vlerë 5 miliardë dollarë, në kundërpërgjigje të sulmeve me dron dhe raketa nga rebelët Houthi.
Standard shkruan se, kërcënimet nga rebelët Houthi në Detin e Kuq duket se kanë shkaktuar frikë në Perëndim, sa për të menduar se aty duhet të stacionojnë aeroplanmbajtëset e tyre.
Pas SHBA, që ka vendosur në Mesdhe, aeroplanmbajtësen e tyre USS Dëight D Eisenhoëer dhe luftanijen HMS Diamond në Detin e Kuq, edhe Britania, e përfshirë në sulmet e koordinuara kundër bazave të rebelëve Houthi, po mendon të bëjë të njëjtën gjë.
Me shumë gjasë sipas ministrit të Forcave të Armatosura, James Heappey, aeroplanmbajtësja britanike mund të dërgohet në rajon për të zëvendësuar USS Dwight D Eisenhower, kur kjo e fundit të kthehet në Amerikë.
“Marina Mbretërore mund të ndërhyjë kur Eisenhower të kthehet në shtëpi, nëse do të na nevojitet të mbyllnim një boshllëk në dislokimet e SHBA, ose nëse situata përkeqësohet dhe ne kemi nevojë për më shumë forca. Fakt është se Eisenhoëer nuk mund të qëndrojë atje përgjithmonë. Dhe kështu ka një gjë rreth mbajtjes së një pranie të transportuesit në rajon ku ne mund të bashkëpunojmë me amerikanët”, tha Heappey.
Duke iu referuar vendosjes në rajon të transportuesit amerikan, ministri britanik tha: “Nuk ka nevojë reale për më shumë transportues në rajon sesa ofron Ike. Ajo është një anije shumë e aftë. Pra, gjykimi ynë është se me Ike dhe Eisenhoëer në stacion – dhe me avionë të disponueshëm nga Akrotiri, ne jemi në gjendje të përballojmë sfidën ashtu siç është tani.”
Mbretëria e Bashkuar aktualisht ka dy aeroplanmbajtëse në shërbim, HMS Queen Elizabeth dhe HMS Prince of Wales.
Investimet në institucionet arsimore në Shkodër vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkisë…
Për vitin e ardhshëm akademik 2025-2026, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pritet të ofrojë 14…
Një 24-vjeçar ka rënë në pranga e policisë i akuzuar pë vjedhje. Kështu, Specialistët për…
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur për…
Senati italian ka miratuar marrëveshjen e njohjes së pensioneve me Shqipërinë. Një përpjekje disavjeçare është kurorëzuar me…
Partia Demokratike ka prezantuar sot (10 mars) koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, e cila përbëhet…
This website uses cookies.