Qeveria në Gazë raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë.
Ndër viktimat numërohen edhe mbi 50 fëmijë si pasojë e dy bombardimeve drejt godinave të banuara në kampin e refugjatëve në Xhabalje dhe në kampin e Nusejratit. Mediet lokale raportuan se në godina strehoheshin të paktën 170 palestinezë dhe të tjerë persona mund të jenë nën gërmadhën e krijuar.
Një nga objektivat në Nusejrat ishte një shkollë e kthyer në strehimore për palestinezët e shpërngulur nga lufta. Që nga fillimi i konfliktit tetorin e shkuar, rreth 200 qendra të ngjashme raportohen se janë goditur nga ushtria izraelite.
Ushtria izraelite raporton 15 raketa të lëshuara nga Libani
Ndërsa Izraeli vazhdon të bombardojë Libanin, edhe grupi Hezbollah vijoi këtë fundjavë të lëshojë predha drejt territorit izraelit.
15 raketa u lëshuan nga jugu i Libanit drejt zonës së Galilesë në veri të Izraelit, duke aktivizuar sirenat e alarmit në Akre, Naharijë, Gjirin e Haifës dhe në disa qyteza të tjera. Ushtria izraelite tha se shumica e predhave u interceptuan, ndërsa të tjerat ranë në zona të hapura.
Hezbollahu goditi më herët edhe dy qytete në qendër të Izraelit, Hasharonin dhe Tirën, duke lënë rreth 30 të plagosur prej sulmeve. Në sulmet e fundit, objektivi ishin një bazë inteligjence.
Grupi i armatosur libanez postoi në mediet sociale edhe foton e një droni, që pretendohet se fluturoi mbi qytetin e Akresë në veri të qytetit portual të Haifës. Ushtria izraelite mësohet se e monitoroi për rreth 40 minuta hyrjen e “mjetit ajror armik” në hapësirën izraelite.
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
This website uses cookies.