Një tjetër gazetar palestinez ka mbetur i vrarë në një sulm ajror në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e profesionistëve të medias të vrarë që nga 7 tetori i vitit të kaluar në 189.
Sipas zyrës së mediave të Gazës, bëhet e ditur se viktima është Wael Ibrahim Abu Quffa. Ai ishte gazetar dhe ligjërues në Departamentin e Gazetarisë dhe Medias në Universitetin Islamik të Gazës.
Zyra e medias dënoi vrasjen dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të ndërhynte, duke i përshkruar sulmet ndaj gazetarëve si sistematike.
Gjithashtu u bëri thirrje organizatave dhe qeverive ndërkombëtare që “të konsiderojnë Izraelin përgjegjës duke ndërmarrë veprime ligjore në gjykatat ndërkombëtare dhe të bëjnë presion mbi Izraelin për të ndalur gjenocidin e vazhdueshëm në Gaza”.
Izraeli ka nisi sulmin në Rripin e Gazës pas goditjes nga grupi palestinez Hamas në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 44,000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 104,000.
Viti i dytë në Gazë ka tërhequr një dënim në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar popullsinë.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.