Sulmet izraelite në Rafah, dhjetëra të vrarë e të plagosur nga shpërthimi në një kamp refugjatësh

Hamasi tha se një sulm ajror izraelit kishte goditur një kamp ku strehoheshin palestinezët e zhvendosur në veri-perëndim të Rafahut, në një zonë të sigurt humanitare që nuk kishte lidhje me operacionet të fundit ushtarake të Izraelit.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga grupi militant palestinez tha se 35 njerëz ishin vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Në një deklaratë ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar militantët e Hamasit dhe kishte eliminuar dy figura të larta të grupit të armatosur. Ajo shtoi se po verifikone sulmin që kishte prekur edhe civilët në veri-perëndim të Rafahut, por theksoi se kishte përdorur armë precize kundër objektivave legjitime terroriste .

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se numri i viktimave ka gjasa të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Më herët të dielën, sirenat e sulmit ajror u dëgjuan rreth Tel Avivit , ndërsa Hamasi sulmoi Izraelin qendror me raketa të lëshuara nga Rafahu. Tetë raketat u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore izralite.

Krahu ushtarak i Hamasit tha se kishte vepruar në përgjigje ntë masakrës ndaj civilëve në Gaza.  Sulmet e fundit u kryen përpara mbajtjes së bisedimeve të armëpushimit, të cilat pritet të rifillojnë këtë javë. Izraeli filloi sulmet në Rafah në fillim të muajit me qëllim shkatërrimin e Hamasit, ndërsa beson se pengjet izraelitë po mbahen gjithashtu në atë qytet. Fushata ushtarake në Gaza nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor dhe që atëherë rreth 36  mijë palestinezë janë vrarë në luftë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit të Gazës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.