Sulmet izraelite vrasin 20 persona, ushtarët: Jemi afër fitores në Gazën veriore
Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në Gaza, Munir Al-Bursh kanë bërë të ditur të paktën 20 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalya.
“Në operacionet e përbashkëta tokësore, ajrore dhe detare, u kryen sulme ndaj dhjetëra terroristëve dhe infrastrukturës terroriste. Më shumë se 300 objektiva terroristë u goditën gjatë ditës së fundit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Zyrtarët ushtarakë izraelitë kanë thënë se besojnë se janë afër mposhtjes së militantëve të Hamasit në Jabalya dhe lagjen Shujaiya të qytetit të Gazës, bastionet e fundit të mbetura të Hamasit në Gazën veriore.
Ndërkaq, tre firma palestineze të telekomunikacionit njoftuan të mërkurën se shërbimet e komunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës kanë rënë sërish.
“Me keqardhje njoftojmë një ndërprerje të plotë të të gjitha shërbimeve të komunikimit dhe internetit me Rripin e Gazës, për shkak të agresionit të vazhdueshëm”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Paltel Group në faqen e tyre në Facebook.
Në të kaluarën, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë refuzuar të komentojnë nëse ato po ndërpresin në mënyrë aktive komunikimet atje. Faqja e monitorimit të internetit NetBlocks postoi një përditësim në X të mërkurën, duke thënë se të dhënat e rrjetit tregojnë një kolaps të ri në lidhje në Rripin e Gazës.
“Incidenti prek zonat në jug ku telekomunikimet ishin restauruar pjesërisht gjatë ditëve të fundit, ndërsa zona të tjera kanë mbetur jashtë linje që nga ndërprerja e mëparshme”, thuhet në postim.