Categories: BotaLajme

Sulmet ndaj militantëve Houthit, Britania dhe SHBA: S’po kërkojmë përplasje me Iranin

Lordi Peter Ricketts, ish-diplomat i Mbretërisë së Bashkuar dhe këshilltar për sigurinë kombëtare ka deklaruar se sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj objektivave të Houthit (grupit militant që mbështetet nga Irani) ishin një përpjekje e nevojshme dhe e pashmangshme për t’i dërguar një mesazh të fuqishëm grupit rebel.

Por, po ashtu, duke qenë i qartë se ata janë në shënjestër kundër sulmeve ndaj anijeve – nuk është një deklaratë lufte kundër Houthi-ve në përgjithësi” shton ai.

Ricketts thotë se ai nuk beson se veprimi do të “përshkallëzojë në një luftë rajonale me Iranin” dhe se SHBA dhe Britania e Madhe bënë llogaritje për të siguruar që veprimi mund të “kufizohet në trajtimin e Houthis”.

Unë nuk besoj se Irani po kërkon të përfshihet në këtë. Mendoj se i shkon për shtat Iranit që përfaqësuesit e tyre ta bëjnë këtë për të treguar se ata po udhëheqin në aksionet anti-izraelite dhe antiperëndimore deri në botën myslimane. është e shqetësuar”, u shpreh Ricketts për BBC-në.

Ricketts thekson se “rreziku më i madh i përhapjes” janë “grupet ekstremiste pro-iraniane në Irak dhe Siri, të cilët mund të fillojnë sulme ndaj bazave amerikane atje”.

Gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë beson se nuk ka asnjë arsye që kjo situatë të përshkallëzohet më tej.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i tha MSNBC se sulmet ajrore në Jemen kishin në shënjestër për të goditur kapacitetet e grupit militant Houthi për të ruajtur, lëshuar, drejtuar raketa dhe drone.

Gjithashtu thotë se SHBA-të duan të shmangin konfliktin me Iranin.

Ne nuk po kërkojmë të përshkallëzojmë dhe nuk ka asnjë arsye që ajo të përshkallëzohet përtej asaj që ndodhi gjatë ditëve të fundit”, thotë ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Juve-Milan, Thiago Motta: Do të kërkojmë fitoren që në minutën e parë

Hakmarrje për humbjen në Superkupë, fitore për të harruar barazimet e shumta që kanë goditur…

9 minutes ago

Temperaturat ekstreme, inaugurimi i Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura

Për shkak të motit të acartë dhe temperaturave shumë të ulëta në Washington, D.C., Presidenti…

14 minutes ago

Deklarimi i DIVA-s, pragu u ul në 1,2 milionë lekë në vit, afati i fundit 31 marsi

Ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë detyrimin që çdo individ që ka…

18 minutes ago

Hasani takohet me Zelensky: Riafirmojmë angazhimin tonë për një partneritet të qëndrueshëm

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani zhvilloi një takim të shtunën (18 janar) me Presidentin e…

19 minutes ago

Përplasja me armë në Kallmet, dënohet me 6.6 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të…

21 minutes ago

Dajçi konkurron me pemët dekorative, sipërmarrësi: Eksperiencën e mora në Itali

Dajçi në Bashkinë e Shkodrës, njihet si një zonë e cila e ka shumë të…

24 minutes ago

This website uses cookies.