gervalla
“Kërcënimi serb nuk duhet pranuar”, kështu ka deklaruar Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla për Deutschlandfunk.
Sipas ministres, sjellja e Beogradit të kujton atë të Rusisë para fillimit të luftës në Ukrainë, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat dhe të ndalojë pagesat monetare.
Gërvalla konfirmoi gjithashtu pretendimet se qeveria në Beograd qëndron pas sulmit të një grupi komando serb ndaj policëve të dielën e 24 shtatorit.
Kryeministri i Kosovës Kurti paraqiti pamjet me dron që sipas tij tregojnë persona të armatosur duke u trajnuar pranë kufirit me Kosovën para sulmit. Kurti theksoi se sulmi ka ndodhur me mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb.
Së fundmi, qeveria e Kosovës akuzoi Serbinë për avancimin e ushtrisë së saj drejt kufirit nga 37 drejtime. Megjithatë, presidenti serb Vuçiq mohoi synimin për një sulm ushtarak. Për shkak të tensioneve të reja, NATO njoftoi se do të rrisë kontigjentet e forcës paqeruajtëse të KFOR-it.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.