587f047715e34ab6b38ee5984a866b48
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk ka reaguar mbi sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, duke e cilësuar si një prej ngjarjeve më të tmerrshme teë 48-orëve të fundit në Gaza.
Turk iu referua gjithashtu edhe sulmeve në një shkollë të drejtuar nga OKB-ja.
“Vrasjet e kaq shumë në shkolla të kthyera në strehimore, mes ikjes së qindrave nga spitali Al-Shifa dhe zhvendosjes së vazhdueshme në Gazën jugore, krejtësisht në kundërshtim me mbrojtjen e civilëve të kërkuar sipas ligjit ndërkombëtar. Sa më shumë dhunë, gjakderdhje dhe mjerim do të duhet para se njerëzit të vijnë në vete? Sa civilë të tjerë do të vriten? Kjo duhet të ndalet. Njerëzimi duhet të jetë i pari. Një armëpushim mbi baza humanitare dhe të të drejtave të njeriut është dëshpërimisht i nevojshëm. Tani”, shkroi Turk në X, i njohur më parë si Tuitter.
Sulmet ajrore izraelite vranë shumë palestinezë në shkollën Al Fakhoura, të drejtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), në kampin e refugjatëve Jabalia dhe një shkollë tjetër në Tall az-Zaatar, gjithashtu në Gazën veriore.
Të paktën 50 persona u vranë në sulmin në shkollën Al Fakhoura dhe qindra të tjerë u plagosën.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.