Irani ka dënuar ashpër sulmet ajrore izraelite në Liban, me presidentin e vendit Masoud Pezeshkian duke akuzuar Izraelin se po kërkon të krijojë një konflikt më të gjerë.
Pezeshkian thotë se Perëndimi i kishte kërkuar Iranit të mos hakmerrej në mënyrë që të mos rrezikonte përpjekjet për një armëpushim në Gaza.
“Ne u përpoqëm të mos përgjigjemi. Ata vazhduan të na thoshin se jemi në arritjen e paqes, ndoshta brenda një jave apo më shumë. Por ne kurrë nuk arritëm atë paqe të pakapshme”, është shprehur presidenti iranian.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi Izraelin për “pasoja të rrezikshme”.
Irani dhe Izraeli kanë qenë armiq që nga revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran, i cili solli një regjim që e ka konsideruar Izraelin kundërshtar si një pjesë kyçe të ideologjisë së tij. Irani nuk e njeh të drejtën e Izraelit për të ekzistuar dhe kërkon çrrënjosjen e tij.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.