Sulmet nga qentë endacakë – Gjatë dhjetorit 17 raste, 3 në javën e parë të janarit

17 qytetarë gjatë muajit dhjetor dhe 3 të tjerë në ditet e para të janarit janë paraqitur pranë Spitalit Rajonal Shkodër si shkak i kafshimeve të qenve endacakë.
Qentë endacakë janë shtuar ndjeshëm javët e fundit duke rikthyer sërish frikën në radhët e qytetarëve. Numri i kafshimeve mund të jetë disa herë më i lartë, por një pjesë nuk paraqiten pranë urgjencës mjeksore për t’u kartelizuar.
Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Egir Lezha , thotë se fluksi si shkak i virozave stinore është në shifra normale për stinën që po kalojmë.