Sulmet vdekjeprurëse të Rafah, Kameron: Hetim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës
Ministri i Jashtëm britanik, David Kameron ka theksuar se një hetim nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për sulmet ajrore vdekjeprurëse të kësaj jave në Rafah duhet të jetë “i shpejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent”, duke bërë sërish thirrje për një pauzë në luftime.
“Skena thellësisht shqetësuese pas sulmeve ajrore në Rafah këtë fundjavë. Hetimi i IDF duhet të jetë i shpejtë, gjithëpërfshirës dhe transparent.
Ne kemi nevojë urgjente për një marrëveshje për të nxjerrë pengjet dhe për të ndihmuar, me një pauzë në luftime për të lejuar punën drejt një armëpushimi të qëndrueshëm afatgjatë”, shkruan Kameron në X.
IDF njoftoi dje se sulmi, i cili kishte në shënjestër dy zyrtarë të lartë të Hamasit në qytetin jugor të Gazës, por gjithashtu thuhet se vrau dhjetëra civilë palestinezë, do të hetohet nga Mekanizmi i Vlerësimit të Fakteve të Shtabit të Përgjithshëm.