Sulmi ajror izraelit në qytetin e Beit-Lahijës vret 93 persona, zhduken 40 të tjerë

Dhjetëra palestinezë, përfshi gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në qytetin e Beit-Lahijës në Gazë. Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës bëri me dije se 93 persona u vranë dhe 40 të tjerë vijojnë të jetë të zhdukur.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Methju Miller (Matthew) e konsideroi sulmin “një incident me rezultat të tmerrshëm”.

Incidenti i fundit që përfshin vdekjet e civilëve në shkallë të gjerë erdhi pasi Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së [WFP] bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për të shmangur urinë, duke paralajmëruar se situata në Gazën veriore “vazhdon të përkeqësohet, gjasat që një grup më i madh të ndikohet nga uria do të me siguri do të rritet”.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Toman Grinfild (Thomas-Greenfield), deklaroi se Uashingtoni kundërshtoi “çdo përpjekje izraelite për të vrarë palestinezët në Jabalijë apo kudo tjetër” në Rripin e Gazës.

Fjalët e Izraelit duhet të përputhen me veprimin [për ndihmën humanitare] në terren. Tani për tani, kjo nuk po ndodh. Kjo duhet të ndryshojë – menjëherë”, u shpreh ajo në Këshillin e Sigurisë.

Sulmi i mëngjesit të së martës filloi disa orë pasi parlamenti i Izraelit miratoi dy ligje që mund të pengonin agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (ofruesi më i madh i ndihmës në Gaza), të operonte në territoret palestineze. Ai shënon kulmin e një fushate të gjatë kundër agjencisë, për të cilën Izraeli pretendon se është infiltruar nga Hamasi, një pretendim që agjencia e mohon.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.