Dhjetëra palestinezë, përfshi gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në qytetin e Beit-Lahijës në Gazë. Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës bëri me dije se 93 persona u vranë dhe 40 të tjerë vijojnë të jetë të zhdukur.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Methju Miller (Matthew) e konsideroi sulmin “një incident me rezultat të tmerrshëm”.
Incidenti i fundit që përfshin vdekjet e civilëve në shkallë të gjerë erdhi pasi Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së [WFP] bëri thirrje për veprim të menjëhershëm për të shmangur urinë, duke paralajmëruar se situata në Gazën veriore “vazhdon të përkeqësohet, gjasat që një grup më i madh të ndikohet nga uria do të me siguri do të rritet”.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Toman Grinfild (Thomas-Greenfield), deklaroi se Uashingtoni kundërshtoi “çdo përpjekje izraelite për të vrarë palestinezët në Jabalijë apo kudo tjetër” në Rripin e Gazës.
“Fjalët e Izraelit duhet të përputhen me veprimin [për ndihmën humanitare] në terren. Tani për tani, kjo nuk po ndodh. Kjo duhet të ndryshojë – menjëherë”, u shpreh ajo në Këshillin e Sigurisë.
Sulmi i mëngjesit të së martës filloi disa orë pasi parlamenti i Izraelit miratoi dy ligje që mund të pengonin agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (ofruesi më i madh i ndihmës në Gaza), të operonte në territoret palestineze. Ai shënon kulmin e një fushate të gjatë kundër agjencisë, për të cilën Izraeli pretendon se është infiltruar nga Hamasi, një pretendim që agjencia e mohon.
Emisioni “Emocionet e pas ndeshjes”, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, menjëherë…
Bajza ka ditur përherë të jetë pjesë e ndryshimit duke kërkuar investime dhe zhvillim. Edhe…
Në Dobraç e zhvilloi takimin e radhës elektoral, kandidati për deputet i PD qarku Shkodër,…
Kanddiati i Partisë Socialiste Besmir Lesha ka vijuar turin e takimeve me banorë në rrugët…
17 km kanale kulluese janë celur në njësinë administrative Bushat. Drejtori I Bujqësisë mjedisit dhe…
Në lagjen “Mahalla e Re”, në qytetin e Shkodrës po vazhdon puna për rikonstruksionin e…
This website uses cookies.