Sulmi i 24 shtatorit/ Kurti: Armët e përdorura në aktet terroriste janë prodhuar në Serbi

ARMET TERRORI KOSOVE

ARMET TERRORI KOSOVE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në aktin terrorist të 24 shtatorit janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake.

Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’.

Paraditen e së dielës (24 shtator), persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata dore në hyrje të fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër polic.

Ngjarja solli reagimin jo vetëm të zyrtarëve nga Kosova e Serbia (e akuzuar nga Prishtina zyrtare si autore e sulmit), por edhe të ndërkombëtarëve të cilët dënuan sulmin dhe bën thirrje për gjetjen e një rruge për dialogun mes dy vendeve.

Sakaq, fill pas sulmit, Policia e Kosovës ushtroi një aksion për neutralizimin e grupeve kriminale serbe.

Po ashtu, Policia e Kosovës bëri me dije se eliminoi 4 agresorë, dhe arrestoi 8 të tjerë për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve. Një ditë më pas u konfirmuar dhe një tjetër i vrarë.

Dy prej të arrestuarve dyshohen dhe si autorë të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.