Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se armët dhe pajisjet e tjera të përdorura në aktin terrorist të 24 shtatorit janë bërë nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake.
“Ideja se 26 SUV ushtarake dhe një arsenal i madh i prodhuar nga shteti serb hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjesht nuk është e besueshme”, ka shkruar Kurti në platformën ‘X’.
Paraditen e së dielës (24 shtator), persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata dore në hyrje të fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër polic.
Ngjarja solli reagimin jo vetëm të zyrtarëve nga Kosova e Serbia (e akuzuar nga Prishtina zyrtare si autore e sulmit), por edhe të ndërkombëtarëve të cilët dënuan sulmin dhe bën thirrje për gjetjen e një rruge për dialogun mes dy vendeve.
Sakaq, fill pas sulmit, Policia e Kosovës ushtroi një aksion për neutralizimin e grupeve kriminale serbe.
Po ashtu, Policia e Kosovës bëri me dije se eliminoi 4 agresorë, dhe arrestoi 8 të tjerë për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve. Një ditë më pas u konfirmuar dhe një tjetër i vrarë.
Dy prej të arrestuarve dyshohen dhe si autorë të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.