Sulmi i forcave serbe, komandanti i KFOR-it dhe ai i EUFOR-it flasin për sigurinë e Kosovës

kfori

kfori

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia teksa po qëndron për një vizitë në Bosnje, ku mbajti takime të nivelit të lartë në selinë e NATO-s në Sarajevë, ka takuar edhe komandantin e EUFOR-it në Sarajevë, BG McGaha. Të dy ushtarakët e lartë kanë diskutuar për situatën në Kosovë ku kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Kosovë, duke rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në afrimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të publikuar në platformën “X”.

KFOR është misioni më i madh dhe më jetëgjatë i udhëhequr nga NATO me më shumë se 4 mijë trupa nga 27 vende (21 NATO dhe 6 Partnerë) të dislokuar në Kosovë.

Sulmi i fundi terrorist serb më 24 shtator, ka bërë që Aleanca e Atlantikut të Veriut të marrë vendimin për të rritur praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu NATO bëri të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka autorizuar forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuara, duke rritur kështu praninë e KFOR-it në Kosovë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.