kfori
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia teksa po qëndron për një vizitë në Bosnje, ku mbajti takime të nivelit të lartë në selinë e NATO-s në Sarajevë, ka takuar edhe komandantin e EUFOR-it në Sarajevë, BG McGaha. Të dy ushtarakët e lartë kanë diskutuar për situatën në Kosovë ku kanë rënë dakord për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Ata diskutuan për situatën e sigurisë në Bosnje dhe Kosovë, duke rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në afrimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it të publikuar në platformën “X”.
KFOR është misioni më i madh dhe më jetëgjatë i udhëhequr nga NATO me më shumë se 4 mijë trupa nga 27 vende (21 NATO dhe 6 Partnerë) të dislokuar në Kosovë.
Sulmi i fundi terrorist serb më 24 shtator, ka bërë që Aleanca e Atlantikut të Veriut të marrë vendimin për të rritur praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu NATO bëri të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka autorizuar forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuara, duke rritur kështu praninë e KFOR-it në Kosovë.
Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…
Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…
Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…
Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…
This website uses cookies.