Sulmi i forcave serbe në Banjskë, Kosova kërkon ndihmë nga vendet e rajonit për hetimin e ngjarjes

Banjske

Banjske

Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë ka bërë të ditur se ka marrë një kërkesë nga institucionet e Kosovës për të hetuar origjinën e armëve të konfiskuara në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë efektivin e policisë, Afrim Bunjaku. Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Në ditët pas sulmit, policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe armësh në Banjskë, për të cilat tha se janë prodhim i fabrikave serbe dhe ish-jugosllave.

Në një përgjigje nga Prokuroria e Bosnjës dërguar REL-it thuhet se “informacionet e disponueshme paraprake tregojnë se nuk bëhet fjalë për armë të mbetura nga lufta në Bosnje e Hercegovinës”.

Ndoshta bëhet fjalë për armë të prodhimit më të vonshëm, që nuk janë me prejardhje nga Bosnja. Por, përmes Institutit të bashkëpunimit ndërkombëtar, do të kryhen të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’i përcaktuar me siguri të gjitha detajet”, thotë në deklaratën e saj Prokuroria e Bosnjës.

Në Prokurorinë Speciale të Kosovës kanë kërkuar bashkëpunim nga disa shtete të rajonit në lidhje me hetimet e sulmit në Banjskë. Ndërsa Prishtina akuzon Serbinë për këtë sulm, por Serbia zyrtare mohon përfshirjen, ku thonë se janë duke bërë hetime të ndara të sulmit.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria e Bosnjës bëri të ditur se nuk ka iniciuar ndonjë hetim mbi pretendimet e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd se Millan Radoiçiqit, ish-kryetar i Listës Serbe në Kosovë, ka siguruar armë, municion dhe eksplozivë nga Tusla për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në Prokurorinë e Bosnje dhe Hercegovinës nuk kemi marrë asnjë raport nga organet policore për veprën e mundshme kriminale dhe autorët; nuk kemi marrë asnjë informacion nga institucionet e vendeve fqinje, kështu që nuk ka pasur urdhër për kryerjen e ndonjë hetimi”, tha më 6 nëntor Boris Grubeshiq, zëdhënës i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.