Categories: LajmeRajoni

Sulmi i grupeve serbe ndaj Policisë së Kosovës, arrestohet personi i 8-të. Konfiskohet arsenal armësh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në 8, numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin terrorist në veri të vendit. Sipas policisë së Kosovës, të arrestuarit e sotëm pasojnë ata që u vendosën në pranga ditën e diel kur edhe u zmbraps sulmi terrorist.

 “Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh.

Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë  persona”, thuhet në njoftim.

Mëngjesin e së dielës së 24 shtatorit, si pasojë e përplasjes me armë mes grupeve terroriste serbe dhe policisë së Kosovës mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërsa pas reagimit të Policisë së Kosovës ndaj grupeve të armatosura serbe në Manastirin e Banjskës mbetën të vrarë tre agresorë ndërsa një tjetër u gjet i pajetë ditën e djeshme.

Policia e Kosovës shpjegon gjithashtu se mjetet dhe armët që janë konfiskuar e konfiskuara në zonën e fshatit Banjskë janë një makinë e rëndë e blinduar, dy makina dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë, armë të kalibrit të rëndë (lëshues me nitro 30 mm), tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta), dy armë të gjata (mitraloza), një snajper (black spear 12.7mm),  një minahedhës (82 mm), njëzet e dy armë të gjata (AK 47),  një automatik (RPZ), dy pushkë gjuetie, dy armë të shkurta (revole),  një granatë dore, shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47, nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje, tetë çanta ushtarake dhe gjashtë uniforma ushtarake.

Policia ka shtuar se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

7 hours ago

This website uses cookies.