Lajme

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit- Papa bën thirrje për paqe dhe lutje në përvjetorin e 7 Tetorit

Papa Françesku ka bërë thirrje për një ditë lutjeje për paqe më 7 tetor, në kuadër të përvjetorit të sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten.

Gjatë gjithë papatit të tij 11-vjeçar, Françesku ka thirrur ditë agjërimi dhe lutje për konflikte të tjera, nga Siria në Ukrainë.

Më 7 tetor, u kërkoj të gjithëve që të jetojnë një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në botë”, thotë papa 87-vjeçar pas një meshe në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Ka nevojë për këtë, veçanërisht në këtë orë dramatike të historisë sonë, ndërsa erërat e luftës dhe zjarret e dhunës vazhdojnë të përçajnë popuj dhe kombe të tëra”, ka theksuar Papa Françesku.

Papa, i cili do të vizitojë bazilikën e Santa Maria Maggiore të Romës të dielën për t’u lutur për paqen, ka bërë thirrje vazhdimisht për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

2 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

2 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

2 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

2 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

2 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

2 hours ago

This website uses cookies.