Sulmi i Izraelit, zyrtari iranian: S’do përgjigjemi menjëherë
Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit, pas sulmit që ky i fundit kreu mbi qytetin qendror iranian Isfahanit.
Disa orë pas sulmit që Izraeli bëri ndaj Iranit, një zyrtar i lartë iranian tha Reuters, se vendi i tij nuk ka plane të hakmerret.
“Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit”, thotë zyrtari iranian.
Zyrtarët iranianë thonë se mbrojtja ajrore rrëzoi tre dronë pak orë më parë, duke shkaktuar sirena.
Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit të premten (18 prill), ku dronët u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore iraniane. Media shtetërore e Iranit tha se tre dronë u shkatërruan në ajër mbi qytetin e Isfahanit.
SHBA dhe fuqitë e tjera globale i kishin bërë presion Izraelit që të mos përgjigjej ndaj sulmit të Iranit, pasi kjo do të niste një konflikt të ri në Lindjen e Mesme.
Tensionet mes dy vendeve nisën pas sulmit izraelit të ambasadës iraniane në Damask më 1 prill. Në përgjigje të këtij sulmi, Irani nisi 300 dronë për të sulmuar Izraelin, të cilat u shkatërruan në ajër nga sistemi mbrojtës dhe aleatët.