Categories: BotaLajmePolitikë

Sulmi i Izraelit, zyrtari iranian: S’do përgjigjemi menjëherë

Irani nuk ka plan për hakmarrje të menjëhershme kundër Izraelit, pas sulmit që ky i fundit kreu mbi qytetin qendror iranian Isfahanit.

Disa orë pas sulmit që Izraeli bëri ndaj Iranit, një zyrtar i lartë iranian tha Reuters, se vendi i tij nuk ka plane të hakmerret.

“Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm dhe diskutimi anon më shumë drejt infiltrimit sesa sulmit”, thotë zyrtari iranian.

Zyrtarët iranianë thonë se mbrojtja ajrore rrëzoi tre dronë pak orë më parë, duke shkaktuar sirena.

Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit të premten (18 prill), ku dronët u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore iraniane. Media shtetërore e Iranit tha se tre dronë u shkatërruan në ajër mbi qytetin e Isfahanit.

SHBA dhe fuqitë e tjera globale i kishin bërë presion Izraelit që të mos përgjigjej ndaj sulmit të Iranit, pasi kjo do të niste një konflikt të ri në Lindjen e Mesme.

Tensionet mes dy vendeve nisën pas sulmit izraelit të ambasadës iraniane në Damask më 1 prill. Në përgjigje të këtij sulmi, Irani nisi 300 dronë për të sulmuar Izraelin, të cilat u shkatërruan në ajër nga sistemi mbrojtës dhe aleatët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

15 hours ago

This website uses cookies.