Sulmi kibernetik, INSTAT: Publikimi i statistikave zyrtare shtyhet deri në një njoftim të dytë

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka njoftuar shtyrjen e publikimit të statistikave zyrtare, deri në një njoftim të dytë, si pasojë e sulmit kibernetik të 31 janarit. Ky sulm kibernetik ka prekur disa nga sistemet e INSTAT, me qëllimin dëmtimin e të dhënave. INSTAT siguron edhe njëherë se të dhënat e Censit nuk janë prekur.

Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi”, thuhet në njoftim.

INSTAT bën me dije se po punohet për të rikthyer shërbimet e tij sa më shpejt dhe se do të njoftojë datat e tjera të publikimit të të dhënave zyrtare.

INSTAT i kërkon ndjesë publikut për këtë pamundësi ofrimi shërbimesh momental që shkaktoi ky incident dhe siguron publikun se po punon intensivisht për të rikthyer shërbimet e tij sa më shpejt të jetë e mundur. INSTAT do të njoftojë datat e reja të publikimit dhe falënderon përdoruesit, partnerët dhe veçanërisht ekspertët e Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) për ndihmën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe deri në funksionimin e plotë të gjithë sistemeve të Teknologjisë së Informacionit të INSTAT. INSTAT mbetet i angazhuar për të siguruar statistika zyrtare me cilësi të lartë dhe të besueshme për përdoruesit”, përfundon njoftimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.