Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, Dhuli: Të dhënat e censit të paprekura, nuk ka informacione të humbura!
Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi të mërkurën se të dhënat e censit 2023 janë të paprekura dhe nuk ka informacione të humbura pas sulmit kibernetik ditët e fundit.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku ishte e ftuar për strukturën e re të këtij institucioni, zonja Dhuli deklaroi se “Databaza e të dhënave tashmë është bërë funksionale për përdorim nga publiku dhe të dhënat e censit janë të paprekura dhe se nuk ka informacione të humbura”.
Drejtoresha Dhuli sqaroi se punohet me autoritetet shtetërore AKCESK dhe AKSH për të rivënë në funksionim të gjithë infrastrukturën e INSTAT.