Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga tragjedia në Pragë, ku 14 persona u vranë dhe më shumë se 25 të tjerë u plagosën, pas të shtënave me armë nga një student.
Policia ka bërë me dije se ka gjetur të vdekur edhe babanë e sulmuesit. Sipas policisë, studenti 24-vjeçar ka vrarë babanë e tij, para se të kryente sulmin që u mori jetën 14 personave.
Pas një takimi të posaçëm të kabinetit, presidenti Petr Pavel tha se 23 dhjetori do të ishte një ditë zie me flamujt në ndërtesat zyrtare që do të valonin në gjysmështizë dhe njerëzit u kërkuan të mbanin një minutë heshtje në mesditë.
Kryeministri Petr Fiala tha se “i armatosuri i vetëm … humbi shumë jetë të të rinjve”. “Nuk ka asnjë justifikim për këtë akt të tmerrshëm,” shtoi ai.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden (Joe Biden) dënoi sulmin “të pakuptimtë” dhe Shtëpia e Bardhë tha se SHBA ishte gati të ofronte ndihmë.
Presidenti francez Emanuel Makron shprehu “solidaritetin” e tij me popullin çek, si dhe liderët e tjerë evropianë, duke përfshirë shefen e BE-së Ursula von der Leyen dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.