Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit, Unioni i Gjyqtarëve: Po i bëhet presion drejtësisë

Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë ka dënuar sulmin me tritol në banesë që iu bë gjyqtarit Tonin Sterkaj, duke e cilësuar si presion dhe akt burracakësh për të ndërhyrë në vendimet e drejtësisë.

Unioni i Gjyqtarëve tha se ky sulm ka për qëllim frikësimin e magjistratëve si dhe cenon shtetin e së drejtës.

“Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë, si grupimi më i madh vullnetar, që ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës, ku një sasi eksplozivi shpërtheu në derën e banesës së kolegut tonë, gjyqtar Z.Tonin Sterkaj.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë uron që kolegu ynë Tonin Sterkaj dhe familjarët e tij të jenë mirë dhe shpreh mbështetjen e të gjithë anëtarëve gjyqtarë ndaj kolegut Z.Sterkaj.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal, i cili nuk drejtohet vetëm ndaj kolegut gjyqtar Z.Tonin Sterkaj por edhe ndaj të gjithë magjistratëve (gjyqtarë e prokurorë) në Republikën e Shqipërisë, të cilët me përkushtim dhe në kushte të një ngarkese jashtëzakonisht të lartë pune, presioni mediatik e politik, përpiqen çdo ditë të japin drejtësi.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë thekson se, ky sulm i pabesë e burracak ka për qëllim jo vetëm frikësimin e magjistratëve por edhe cenimin e rendit e të sigurisë publike, si dhe forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë”, thuhet në reagimin e tyre.

Duke kërkuar zbardhje të plotë të ngjarjes dhe vënien e autorit para drejtësisë, Unioni i Gjyqtarëve u shpreh se shteti duhet të jap mesazhin e mbrojtjes së gjyqtarëve, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparshme, për të identifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar kriminal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjareve te tyre nga krimi, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit, shtetit të së drejtës dhe prosperitetin e vendit.

Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i përcjell edhe një herë angazhimin e tij maksimal për të bashkëpunuar me organet shtetërore, në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, garantimit të të drejtave dhe lirive të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë si dhe luftën pa kompromis ndaj çdo fenomeni negativ të vërejtur në radhët e punonjësve të sistemit të drejtësisë”, përfundon reagimi.

Në orën 03.13 të mëngjesit të 28 prillit në derën e oborrit në banesën e gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj shpërtheu një sasi tritoli, ku mendohet që të jetë vendosur për shkak të detyrës së tij. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa hetuesit po këqyrin kamerat e sigurisë për identifikimin e  autorit dhe kapjen e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.