Kancelari gjerman Olaf Scholz i bën thirrje Iranit dhe Hezbollahut që t’i japin menjëherë fund sulmeve të tyre ndaj Izraelit dhe paralajmëroi se Irani rrezikon të ndezë të gjithë rajonin.
“Gjermania dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të punojnë drejt një armëpushimi. Irani po rrezikon t’i vërë flakën të gjithë rajonit – kjo duhet të parandalohet me çdo kusht. Hezbollahu dhe Irani duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre ndaj Izraelit”, tha Scholz.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se Teherani nuk ka komunikuar me SHBA-në para sulmit të tij raketor iranian ndaj Izraelit, por e paralajmëroi atë kundër ndërhyrjes në çdo përgjigje.
“Para sulmit, nuk kishte komunikim mes dy vendeve. Ne i kemi paralajmëruar forcat amerikane që të tërhiqen nga kjo çështje dhe të mos ndërhyjnë”, është shprehur Araghchi, duke shtuar se mesazhi u transmetua përmes ambasadës zvicerane në Teheran.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.