Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar udhëtimin për punonjësit e tyre në Izrael, mes frikës së një sulmi nga Irani.
Ambasada e SHBA tha se stafit i ishte thënë të mos udhëtojë jashtë zonave të Jeruzalemit të madh, Tel Avivit ose Beer Shevës.
Irani është zotuar të hakmerret pasi Izraeli goditi konsullatën iraniane në Siri 11 ditë më parë, duke u marrë jetën 13 personave.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Kamerun (Cameron) në një telefonatë me homologun e tij iranian, i ka kërkuar këtij të fundit që të mos ketë përshkallëzim të konfliktit.
Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e konsullatës, por konsiderohet gjerësisht se qëndron pas tij. Irani mbështet Hamasin, grupin palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme përfaqësuese në të gjithë rajonin, duke përfshirë disa -si Hezbollahu në Liban- që shpesh kryejnë sulme kundër izraelitëve.
Viktimat e sulmit ndaj konsullatës përfshinin një komandant të lartë të forcave elitare të Iranit Quds në Siri dhe Liban, si dhe figura të tjera ushtarake.
Sulmi erdhi në një kohë të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të parandaluar përhapjen e luftës në Gaza në të gjithë rajonin.
Komandanti përgjegjës për operacionet amerikane në Lindjen e Mesme, Erik Kurilla, ka udhëtuar në Izrael për bisedime me zyrtarë mbi kërcënimet e sigurisë.
Pentagoni tha se vizita ishte planifikuar më parë, por ishte përshpejtuar “për shkak të zhvillimeve të fundit”.
Pas një telefonate me Ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, Lord Cameron tha se ai “e kishte bërë të qartë se Irani nuk duhet ta tërheqë Lindjen e Mesme në një konflikt më të gjerë”.
“Jam thellësisht i shqetësuar për potencialin e llogaritjes së gabuar që çon në dhunë të mëtejshme”, tha ai.
Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni (Antony) Blinken, ka folur me ministrat e jashtëm të Kinës, Arabisë Saudite dhe Turqisë për të argumentuar se përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.