Sulmi ndaj spitalit në Gaza, ushtria izraelite hedh poshtë akuzat: E ka bërë Xhihadi Islamik

db778d6d9e83464196cc222b3952977c

db778d6d9e83464196cc222b3952977c

Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë hedhur poshtë akuzat për sulmin vdekjeprurës në spitalin e Gazës. Sipas ushtrisë izraelite, goditja ndaj spitalit në qytetin e Gazës nuk mund të ishte rezultat i një sulmi ajror izraelit.

Ndërkaq, zyrtarët palestinezë kanë fajësuar Izraelin për bombardimin që besohet se ka vrarë qindra njerëz, ndërsa zyrtarët izraelitë thonë se raketa e lëshuar nga Xhihadi Islamik ka qenë ajo që shkaktoi shpërthimin.

Duke përdorur imazhe që tregojnë dëmtime nga zjarri në disa automjete në parkingun e spitalit, montazhi i paraqitur nga IDF sugjeron se një zjarr shpërtheu në spital si rezultat i një lëshimi të dështuar të raketës nga grupi i Xhihadit Islamik.

IDF shtoi se nuk kishte shenja të dukshme të kratereve apo dëmtime të konsiderueshme në ndërtesa që do të rezultonin nga një sulm ajror.

“Paketa e parë e informacionit” ishte “dëshmi që mbështet qartë faktin se nuk mund të ishte një bombë izraelite”, tha zëdhënësi i IDF-së Jonathan Conricus.

Nuk ka pasur dëme kolaterale apo të konsiderueshme në ndërtesat përreth. Asnjë krater dhe asgjë që është e ngjashme me vendet ku kanë goditur bombat izraelite,” tha Conricus.

Conricus tha se IDF ishte e ngadaltë në lëshimin e informacionit sepse iu deshën orë të tëra që ushtria izraelite “të hetonte dhe të arrinte në në një përfundim”, transmeton CNN. 

Lëvizja Xhihadi Islamik mohoi pretendimet e Izraelit se organizata qëndronte pas sulmit duke theksuar se nuk përdor objekte publike si spitalet për qëllime ushtarake, sipas një deklarate me shkrim të botuar të mërkurën, e cila i përshkruan akuzat izraelite si “të rreme dhe të pabaza”.

Nga ana e saj, Ministria Palestineze e Shëndetësisë bëri të ditur se ndërtesa po strehonte mijëra njerëz të zhvendosur kur u bombardua të martën, ndërsa shumë viktima mendohet se janë ende nën rrënoja.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.