Categories: BotaLajme

Sulmi ndaj Trump, udhëheqësit nga e gjithë bota shprehin mbështetjen e tyre ndaj ish-presidentit

Liderë nga e gjithë bota kanë dënuar atentatin ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili meti i plagosur gjatë një tubim në Pensilvani. Menjëherë pas sulmit, i cili vrau një person të pranishëm në tubim dhe plagosi rëndë dy të tjerë, liderë nga e gjithë bota dënuan dhunën politike dhe shprehën solidaritetin e tyre me viktimat.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dënoi sulmin, duke shkruar: “Edhe një herë ne jemi dëshmitarë të akteve të papranueshme të dhunës kundër përfaqësuesve politikë,” tha ai.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se ishte “i tronditur”. “Dhuna politike në çfarëdo forme nuk ka vend në shoqëritë tona. Mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e këtij sulmi”, tha ai.

Homologu i tij hungarez, Viktor Orbán tha se “mendimet dhe lutjet e mia” janë me Donald Trump “në këto orë të errëta”.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se po e “shikonte me tmerr” situatën në Pensilvani dhe i uroi ish-presidentit amerikan një shërim të shpejtë. Ajo shprehu gjithashtu shpresën se “dialogu dhe përgjegjësia do të mbizotërojnë mbi urrejtjen dhe dhunën” gjatë periudhës parazgjedhore në SHBA.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjithashtu shprehu tronditjen dhe i uroi Trump një “shërim të shpejtë”. “Nuk ka asnjë justifikim për këtë lloj dhune që nuk ka vend në botë. Dhuna nuk duhet të mbizotërojë kurrë”, tha ai.

“E gjithë bota duhet të dënojë” sulmin, theksoi presidenti amerikan Joe Biden, i cili foli me kundërshtarin e tij republikan në zgjedhje.

Presidenti argjentinas, Javier Millay fajësoi “të majtën ndërkombëtare” dhe “ideologjinë e saj të dëmshme”. “Duke pasur frikë se do të humbasin zgjedhjet, ata përdorin terrorizmin për të imponuar axhendën e tyre regresive dhe autoritare”, shtoi ai përmes X.

Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë dhe dialogut politik që të “dënojnë fuqishëm” sulmin ndaj Trump.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida bëri thirrje për “qëndrim të vendosur kundër çdo forme dhune që sfidon demokracinë”, ndërsa i uroi Trump një “shërim të shpejtë”.

Homologu i tij indian, Narendra Modi tha se ai ishte “shumë i shqetësuar”. “E dënoj fuqishëm këtë incident. Dhuna nuk ka vend në politikë dhe demokraci. I urojmë shërim të shpejtë”.

Kryeministri australian, Anthony Albanese e quajti sulmin “shqetësues” dhe shprehu lehtësimin e tij që republikani ishte shëndoshë e mirë. “Nuk ka vend për dhunë në procesin demokratik”, theksoi ai.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shkroi se ai dhe gruaja e tij Sarah ishin “të shokuar kur mësuan për sulmin ndaj Presidentit Trump”. “Ne lutemi për sigurinë e tij dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shtoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

5 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

5 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

6 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

6 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

6 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

18 hours ago

This website uses cookies.