Një ditë pas takimit mes dy kryenegociatorëve të Kosovës e Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, në Bruksel, emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka bërë me dije disa nga temat që u diskutuan në tryezë.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, Lajçak ndërsa shprehu kënaqësinë për arritjen e një dakordësie mes dy vendeve sa i përket zbatimit të marrëveshjes për personat e zhdukur, bëri me dije se së shpejti do të organizohet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët.
Ndërkaq, Lajçak u shpreh se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, përgjegjësia për sulmin në Banjskë, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës, janë disa nga kërkesat e BE-së.
“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, kanë qenë çështjet e që i ka përmendur emisari i BE-së”, deklaroi Lajçak.
“Hera e parë me kostumin e Ferrarit”. Lewis Hamilton dhe Ferrari publikuan në rrjetet sociale…
Një mbrëmje e çmendur në Champions League, me përmbysje të mëdha të arritura në frymën…
Hazel Brugger, Michelle Hunziker dhe Sandra Studer do të bashkëprezantojnë Eurovision Song Contest 2025, që…
Donald Trump bëri ndryshime gjithëpërfshirëse menjëherë pas inaugurimit të tij të hënën (20 janar) duke…
Shtatëdhjetë e gjashtë persona humbën jetën dhe 51 të tjerë mbetën të plagosur në hotelin…
Për herë të parë, diaspora do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e saj…
This website uses cookies.