Sulmi në Banjskë dhe ndëshkimi i përgjegjësve në fokus të takimit mes Osmanit dhe Givernatores së Iowas
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën shtetërore në Iowa të SHBA-së, ku është pritur me ceremoni nga Guvernatorja Kim Reynolds.
Gjatë takimit, Presidentja deklaroi se SHBA-të janë aleate shumë e mirë të Kosovës. Ajo shtoi se nënshkrimi kohë më parë i Programit të Partneritetit Shtetëror të Iowa-s, përbën një element thelbësor të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.
“Ky program luan një rol jetik në zhvillimin tonë të vazhdueshëm ushtarak dhe përpjekjet për ngritjen e kapaciteteve, në përputhje me objektivat dhe aspiratat tona të sigurisë kombëtare për anëtarësim në NATO”, tha Osmani.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Osmani shtroi nevojën e ndihmës substanciale ekonomike dhe programet e zhvillimit të iniciuara nga Shtetet e Bashkuara për ta mbështetur rritjen dhe stabilitetin ekonomik të Kosovës.
Shkëmbimet e mëtejshme studentore, bursa dhe bashkëpunime akademike ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Iowa-s, duke përfshirë shkëmbimin në fakultete, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe iniciativave për ngritjen e kapaciteteve në arsim, kanë qenë disa çështje kyçe të diskutimit mes dyshes.
Osmani ndër të tjera, e njoftoi Guvernatoren lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe sulmin të 24 shtatorit në Banjskë. Presidentja theksoi se Kosova autorët e sulmit terrorist dhe aktit të agresionit ndaj Kosovës duhet të vihen para përgjegjësisë.