Sulmi në Izrael/ Ministria e Jashtme: Po ndjekim situatën, s’ka shqiptarë të lënduar

98af183226ed4ff98391228528914657

98af183226ed4ff98391228528914657

Ministria e Jashtme ka reaguar pas sulmimit të Izraelit breshëri raketash nga Rripi i Gazës. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ministria bën me dije se fatmirësisht nuk ka shqiptarë të plagosur.

Po ashtu, Ministria i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Izrael që për çdo rast të kontaktojnë me Ambasadën Shqiptare, duke publikuar edhe numrin e kontaktit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.

Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare 🇦🇱 në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, thuhet në postim.

Hamasi pretendon se ka lëshuar 5000 raketa kundër Izraelit në atë që e ka quajtur ‘Stuhia Al-Aksa’. Një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë gjithashtu në territorin izraelit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, duke paralajmëruar izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Një grua ka vdekur dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.