3a8471672b024292b9cf1a66e959905d
Paraditja e sotme do të jetë vendimtare për vijueshmërinë e situatës në veri.
Zv.drejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani në një prononcim për RTK, ka deklaruar se gjatë paradites së sotme (27 shtator) do të vendoset se si do të procedohet pas përfundimit të aksionit në Banjskë, ku u konfiskua arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme.
Kujtojmë se paraditen e së dielës (24 shtator), persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata dore në hyrje të fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër polic.
Ngjarja solli reagimin jo vetëm të zyrtarëve nga Kosova e Serbia (e akuzuar nga Prishtina zyrtare si autore e sulmit), por edhe të ndërkombëtarëve të cilët dënuan sulmin dhe bën thirrje për gjetjen e një rruge për dialogun mes dy vendeve.
Sakaq, fill pas sulmit, Policia e Kosovës ushtroi një aksion për neutralizimin e grupeve kriminale serbe.
Po ashtu, Policia e Kosovës bëri me dije se eliminoi 3 sulmues dhe arrestoi 6 të tjerë për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve.
Dy prej të arrestuarve dyshohen dhe si autorë të sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi dje (26 shtator) nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.