Sulmi në Pragë, Bajro: Në vitet ’80 ka pasur ngjarje të tilla, para sulmit vrau babanë dhe rrëmbeu një fëmijë

dramaturgu Saimir Bajro

dramaturgu Saimir Bajro

Sulmi tragjik në Pragë, ku një 23-vjeçar qëlloi për vdekje 14 studentë dhe plagosi 25 të tjerë brenda Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Karlit ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare”.

Regjisori, dramaturgu Saimir Bajro teksa e konsideroi ngjarjen si tejet tragjike, u shpreh se dhe në vitet ’80 kanë ndodhur sulme të tilla prej personave me probleme personaliteti.

“Një ngjarje shumë e rëndë. E mora vesh nga Shqipëria. Fakulteti Filozofik ku ndodhi ngjarja. Studenti që ka qëlluar ka qenë student i fakultetit.

Këto ngjarje nuk janë shumë të shpeshta. Kjo është shumë shokuese për ne që jetojmë në Pragë.

Njihet si një prej vendeve me siguri të lartë. Të plagosurit janë të stabiilizuar. Dëshmitarët janë të shokuar. Edhe në vitet ’80 kanë ndodhur ngjarje të tilla tragjike ku një person me problem të personalitetit I shkakton.

Unë gjithmonë e mendoj se çdo person që ndodhet në një situatë t tillë, e mendoj nëse do isha unë, do ishte ngjarje që do linte shenja traumatike”, tha Bajro.

Ky i fundit bëri me dije se pak para sulmit, policia ishte në dijeni të një personi që kishte vrarë babanë dhe kishte rrëmbyer një fëmijë, por ende nuk ishte identifikuar. Pas sulmit, policia doli në përfundimin se autori i ngjarjes së sipërpërmendur, me atë të sulmit në universitet, janë i njëjti person.

“Është tragjedi e madhe. Nuk është kriminel ordiner. Duhet të ishte një njeri I hapur, duke qenë se studionte në Fakultetin e Filozofisë. Policia mendon se ky 24-vjeçar kishte vrarë babanë dhe kishte rrëmbyer dhe një fëmijë. Policia po e kërkonte këtë person, pa e ditur se kush ishte. Para se ky person të shkaktonte tragjedinë.

Tani kanë arritur në një konkluzion se është i njëjti person. Është vetëm ky I përfshirë në ngjarje.

Nga informacionet e policisë, në fakultet ishin të grumbulluara shumë mjete luftarake, fishekë, që ai të bënte këtë krim”, tha Bajro.

Psikologia Pjetra: Duken të zakonshëm në pamje, kanë personalitet psikotik

Psikologia klinike Adelina Pjetra ka bërë një profil të personave që ndërmarrin sulme të tilla.

Ajo u shpreh se në pamje të parë këta persona duken ‘të zakonshëm’, por kanë personalitet psikotik.

Përkon me një periudhë ku persona që kanë probleme, çrregullime i shfaqin. Në përgjithësi një hipotezë për këta persona që bëjnë vrasje të të tillë kalibri, në pamje të parë duken si njerëz të zakonshëm por kanë një të përbashkët që është një personalitet psikotik.

Sistemi i tyre nervor është i ndryshëm nga njerëz të tjerë. Kërkojnë stimul tjetër emocional për t’i ngacmuar. kanë një keqperceptim të realitetit, kanë besime deluzionale dhe mendime psikotike. Janë të zemëruar, xhelozë, të nxehur, impotentë, janë të tërhequr nga shoqëria dhe ndihen të pavlerë”, tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.