Categories: LajmeRajoni

Sulmi në veri të Kosovës/ Media serbe: Shoqërohet në polici Milan Radoiçiq

Oficerët e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale serbe kanë ndaluar për 48-orë Milan Radoiçiqin, liderin e grupit terrorist serb që kreu sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit.

Oficerët e policisë, sipas Tanjug, gjatë ditës së sotme ushtruan kontrolle në banesën e Radoiçiq.  Ky i fundit është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Më 30 shtator, Radoiçiq iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Serbisë dhe në cilësinë e tij si qytetar dha deklaratë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ngjarjet në Banjskë, më 24 shtator, në veri të Republikës së Kosovës.

Më 26 shtator, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video, ku deklaroi se një burrë i veshur me uniformë dhe armë në duar, i cili ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, është Radoiçiqi.

Paraditen e së dielës (24 shtator), persona të maskuar dhe të armatosur hapën zjarr dhe hodhën granata dore në hyrje të fshatit Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër polic.

Policia e Kosovës bëri me dije se eliminoi 3 sulmues, dhe arrestoi 6 të tjerë për posedim të armëve, të municionit dhe të radiolidhjeve. Një ditë më pas u konfirmua dhe një tjetër i vrarë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

2 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

3 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

3 hours ago

PSG-Arsenal i besohet Feliks Zvajer, precedentët me të dy klubet

UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe…

3 hours ago

Zgjedhja e Papës së ri, 133 kardinalë mblidhen në Vatikan për konklavë

133 kardinalë të moshës mesatare 70 vjeç, dhe shumë prej të cilëve të zgjedhur nga…

3 hours ago

Kosovë- LDK refuzon koalicionin qeverisës me Albin Kurtin, Abdixhiku propozon qeveri tranzitore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për koalicion…

3 hours ago