Categories: BotaLajme

Sulmi nga Hamasi/ Shqiptari që jeton në Izrael: Fatmirësisht s’ka bashkëkombës të lënduar

Sami Solomoni, shqiptar që jeton në Izrael, ka treguar detaje nga situata në Izrael, pas sulmeve nga Hamasi. Në një lidhje me Skajp (Skype) për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Solomoni dha lajmin e mirë se momentalisht nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmet.

Megjithatë, ai theksoi se gjendja shpirtërore është shumë e rëndë, për shkak të përballjes çdo ditë me tmerret e shkaktuar nga lufta.

Banoj në zonën e veriut të Izraelit, lufta bëhet në jug të vendit dhe tani ndihemi të sigurt, por duke parë lajmet për masakrat e bëra, gjendja shpirtërore është shumë e rëndë. Shqiptarët që janë në Izrael nuk jetojnë në pjesën jugore ku ndodh ky barbarizëm dhe për fat të mirë nuk ka as të prekur dhe as të lënduar. Nuk kemi frikë sepse shteti ynë është i organizuar dhe do t’i tregojë vendin terrorizmit”, u shpreh ai.

Në lidhje me sigurinë, Solomoni tha se banesat janë të pajisura me vendstrehime të miratuara nga shteti.

Në shtëpi unë kam një dhomë të posaçme që është vendstrehimi që është e siguruar dhe  e miratuar nga shteti si dhomë sigurie dhe kështu janë të gjitha shtëpitë e ndërtuara, ndërsa në zonat ku nuk janë, ka zona sigurimi për popullsinë”, deklaroi ai.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sot (10 tetor) se 11 shtetas shqiptarë që jetojnë në Izrael kanë fluturuar drejt Shqipërisë. Evakuimi u organizua në orët e para të mëngjesit nga Mali i Zi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

7 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.