Një ditë pas sulmit të Rusisë në Odesa, gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Ukrainë, ka ardhur dhe reagimi i DASH. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka deklaruar se SHBA-të janë në kontakt të vazhdueshëm me Greqinë dhe Ukrainën.
Miller thekson se ky sulm ishte një kujtesë e nevojës së Ukrainës për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe se Kongresi i SHBA të marrë ndërmarrë veprime për ta mbështetur atë.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dy vendet. Nuk kam biseda specifike për të ndarë me ju. Mendoj se sulmi është një tjetër kujtesë se si Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën në baza ditore. Është një kujtesë e nevojës së Ukrainës për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe një kujtesë se Kongresi i SHBA duhet të ndërmarrë veprime, siç i kemi kërkuar ne të bëjnë, për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus”, tha ai.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.