Categories: LajmeRajoni

Sulmi terrorist i 24 shtatorit, Sveçla: Dyshime për përfshirjen e Rusisë

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se autoritetet në Kosovë po hetojnë për të parë ndonjë lidhje të Rusisë me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb mbi Policinë e Kosovës të dielën e 24 shtatorit, 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për Associated Press, Sveçla ka deklaruar se në provat e grumbulluara deri tani janë pjesë dhe disa dokumente që ngjallin dyshime për pjesëmarrjen e disa individëve nga Rusia në grupin e armatosur serb.

Ajo çka e dimë sigurt është se sulmuesit erdhën nga Serbia. Disa prej tyre janë serbë të Kosovës, që kanë shtetësi të dyfishtë  të Kosovës dhe Serbisë  dhe sipas informacioneve nga inteligjenca jonë, ata ishin trajnuar në kampet në Serbi. Kemi gjetur disa dokumente që na bëjnë të dyshojmë se ka pasur individë nga Rusia po ashtu. Sa u përket pajisjeve, ne kemi dëshmi, por sa u përket individëve, ne ende kemi vetëm dyshime”, është shprehur Sveçla.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

8 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

8 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

9 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

9 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

9 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

10 hours ago