Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, Lajçak takohet me komandantin e ardhshëm të KFOR-it
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.
Duke iu referuar situatës së fundit në Kosovës kur policia u sulmua nga grupet terroriste serbe, Lajçak ka bërë të ditur në rrjetin social X se gjatë takimit me Ulutas është biseduar për situatën aktualë në Kosovë, si dhe dialogun.
Sipas Lajçakut, ai pret bashkëpunim të ngushtë më KFOR-in.
“Kënaqësi të mirëpres në zyrën time komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, shkroi Lajçak.
Gjithashtu, Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshilltarët diplomatikë nga Gjermania, Franca e Italia, Emmanuel Bonne, Jens Plotner dhe Francesco Talo.
Në këto takime është diskutuar për hapat e mëtejshëm të zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe të dërguarin e SHBA-së për dialog Gabriel Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në platformën X.