Gjukanoviq
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka deklaruar se sulmi terrorist serb në veri të Kosovës ka pasur si synim ndarjen e Kosovës.
Gjukanoviq ka theksuar se kjo ishte politikë e Rusisë dhe synimi ishte të krijohej një konflikt i ngrirë, me synim ndarjen e Kosovës.
“Pra, ideja e atij akti terrorist në Kosovë ishte të shkaktoheshin trazira, që të çonte te një konflikt i intensitetit të kufizuar dhe përfundimi i të cilit do të ishte përcaktimi i vijave demarkuese ndërmjet veriut të Kosovës dhe pjesët tjetër të Kosovës.
Përcaktimi i një konflikti të ngrirë që do të zgjaste 5, 15 apo 35 vjet, ku publiku vendas dhe ndërkombëtarë do të mësoheshin dalëngadalë që të bëhet kufiri i ndarjes së Kosovës. Kjo ishte ideja”, ka thënë Gjukanoviq.
Ai ka thënë se politika e “bashkësisë ndërkombëtare ka krijuar atmosferën në të cilën lindi akti terrorist”.
“Lexoni politikën e partnerëve perëndimorë, lexoni edhe më saktë politikën e Departamentit të Shtetit, pra njerëzve të Departamentit të Shtetit për drejtimin e politikës ballkanike. Ajo politikë, politika e dorëzimit ndaj Serbisë, e bërjes së lëshimeve ndaj Serbisë në këmbim që Serbia të largohej nga Vladimir Putini, por që nuk ndodhi.
Mendonin se do ta ndalonte Serbinë nga pengimi i njohjes ndërkombëtare të Kosovës, por nuk e bëri. Ajo që ndodhi është se Serbia i përdori ato lëshime dhe në vend që të bënte politikën e saj të brendshme, filloi të bëjë politikë të kujdesit për serbët në rajon.
Kur bëni politikë për t’u kujdesur për një popull në rajon, kudo që ata jetojnë, atëherë shkatërroni sovranitetin e fqinjëve tuaj. Kur shkatërroni sovranitetin e fqinjëve tuaj, ju përkeqësoni stabilitetin e atij rajoni dhe drejtpërdrejtë inkurajoni, atmosferë konflikti”, ka thënë Gjukanoviq për “Federalna.TV.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.