Sulmohen 4 shkolla në Gaza, OKB: Objektet arsimore strehonin mbi 20 mijë qytetarë
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se katër prej shkollave të saj në Gaza, të cilat po përdoren si strehimore, janë dëmtuar rëndë nga sulmet izraelite në orët e fundit. Njëra nga shkollat e prekura ishte në kampin e refugjatëve në Xhabalia, një në Shati dhe dy të tjera në Bureij.
Në katër shkollat që janë bërë strehë për më shumë se 20 mijë palestinezë raportohet se kanë humbur jetën me dhjetëra persona dhe me qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gati 50 prej ndërtesave të saj janë prekur nga lufta prej 7 tetorit. Nga sulmet deri më sot kanë humbur jetën edhe me dhjetëra punonjës të organizatës ndërkombëtare.
72 kolegë të UNRËA-s janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, shpesh me familjet e tyre. Sa të tjerë duhet të vdesin? Edhe sa pikëllim e vuajtje duhen përjetuar? Një armëpushim humanitar duhet arritur menjëherë për hir të njerëzimit”, thuhet më tej në deklaratë.
Nga bombardimet izraelite në Gaza kanë humbur jetën edhe të paktën 33 gazetarë sipas një deklarate të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Tetë gazetarë janë raportuar të plagosur dhe nëntë të tjerë janë raportuar të zhdukur ose të ndaluar, njoftoi ky komunitet.