Sulmohet me mjete të forta efektivi i policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 47-vjeçar ka sulmuar me sende të forta një efektiv policie. Efektivi i policisë Admir Okaj i cili ka qenë më parë edhe pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është sulmuar 2 orë më parë me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar. 

Sipas policisë, gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime. Policia vijon krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Okaj është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë edhe mjekimin në spitalin e Shkodrës. Më pas ai është larguar për të dhënë dëshminë e tij në komisariatin e Shkodrës.

Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit.

Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.  

Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.       
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme”, thuhet në njoftimin e policisë. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.