Categories: LajmeSportFutboll

Sulmuesi Abdu nuk e kalon provën, 26- vjeçari nuk ka bindur stafin teknik të Vllaznisë

Mesa duket,  sulmuesit Balaj akoma nuk i është gjetur partneri i duhur në repartin e sulmit.

Sulmuesi afrikan i ardhur pak kohë më parë në provë të Vllaznia Lumala Abdu nuk e ka kaluar provën e stafit teknik.

Ai është aktivizuar në miqësoret e luajtura në Bosnjë nga trajneri Brdariç, por duket se nuk ka dhënë që stafi shkodran priste.

Abdu, 26 vjeç, më parë kishte luajtur në Suedi me skuadra si Kalmari dhe Helsingborgu. Kishte pasur edhe një përvojë të shkurtër në Egjipt me Piramides dhe në Kroaci me Sllaven Koprivnica.

Mesohet se stafi teknik me në krye trajnerin Tomas Brdariç e ka dhënë verdiktin për këtë futbollist, që duhet të kthehet ndaj nga kishte ardhur, kështu që nuk ka udhëtuar me skuadrën nga Bosnja drejt Shkodrës.

Kuqeblutë fuqizuan fillimisht mesfushën me emra si, Amir Kahrimanoviç, i spikatur tek Erzeni dhe që ka zënë vend në formacion, Ardit Deliu që njihet nga të gjithë për kualitetin që ka, dhe Klinti Qaton.

Më pas u bënë përforcime në mbrojtje, ku u afruan ish kapiteni Erdenis Gurishta dhe Melos Bajrami. Që të gjithë këta lojtarë kanë qenë pjesë e formacionit në miqësoret e luajtura në Bosnjë. Tashmë,  drejtuesve të klubit kuqeblu u del për detyrë të bëjnë të paktën edhe një përforcim të rëndësishëm për sulmin.

Kujtojme që Vllaznia do të luajë ndeshjen e parë për Confernce Leage,  më datë 11 korrik me Valur, ndërsa pas një jave do të bëhet ndeshja e kthimit në Shkodër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

11 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

11 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.