Sulmuesi i popullit, Osimhen drejt Berlinit me tifozët napoletan
Viktor Osimhen nuk do të jetë i pranishëm në takimin që Napoli do të zhvillojë ndaj Union Berlin, përballje kjo e vlefshme për grupet e Champions League.
Sulmuesi nigerian nuk do të luajë për shkak të një dëmtimi, gjë që do ta mbajë jashtë fushave deri në muajin nëntor. Megjithatë sulmuesi ka surprizuar drejtuesit, teksa u largua nga aeroporti Capodikino duke iu bashkuar tifozëve me ndalesë në Frankfurt dhe më pas arriti në Berlin.
Padyshim që nuk kanë munguar kërkesat për fotografi dhe autografe. A kanë përfunduar plotësisht mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet e muajve të fundit? Është e vështirë të dihet me siguri. Ky gjest i bukur nuk mjafton për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra. Por e mira e ekipit vjen mbi të gjitha në këtë moment.