Sulo: Bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Erlind Sulo, mori pjesë në takimin e 4-rt të projektit REMINDNET, “Recovery of Mining District Network” me fokus në ndarjen e praktikave më të mira, zhvilluar në Universitetit Politeknik të Tiranës me ekspertë nga 25 vende të Evropës.
Legjislacioni, qeverisja, teknikat e rehabilitimit, si dhe menaxhimi më i mirë i efekteve mjedisore sidomos pas mbylljes së minierave, ishin ndër temat kryesore të diskutimit.
Në këtë takim, kreu i AKBN-së, Sulo nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare në Shqipëri, duke theksuar rolin aktiv të AKBN-së në këtë proces.