Sulo: Pas Berishës dhe Metës pres ndëshkimin e Edi Ramës

68e0e9d335274288a7d257e590e1fe4e

Gazetari Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se pas ish-kryeministrit Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta, ai pret ndëshkimin e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Ai vuri në dukje se në këtë drejtim, SPAK ka pasur dhe ka mbështetjen e amerikanëve.

Këtë fuqi që ka SPAK-u për të bërë këto goditje e ka nga mbështetja amerikane. Pas ngritjes së stekës që bëri SPAK me Berishën dhe Metën, jo më kot thashë që nuk kemi pasur prokurori më të mbrojtur. Atëherë këta nuk kanë ndonjë problem se ku godasin, pasi kanë mbështetjen e amerikanëve, presioni duhet thënë”,  tha Sulo.

Ai vuri në dukje se lufta ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë duhet të ngulitë te njerëzit dhe opinioni publik se më në fund është ndëshkuar pandëshkueshmëria. Ndërsa shtoi se pas Berishës dhe Metës, vetëm Edi Ramën pret që të ndëshkohet nga SPAK-u.

Për mua çfarë po ndodh? Përfshij amerikanët që kanë vendosur një ekuilibër jo të saktë, kanë dëmtuar demokracinë me presionin që kanë bërë. Pas Berishës dhe Metës, unë nuk pres më. Pres vetëm Ramën, jo vetëm unë por edhe publiku. Ka një sens drejtësie. Nuk ka nevojë të njohë reformën në drejtësi në themel, por kam nevojë që unë shikoj për drejtësinë që unë mendova se do të ndëshkonte pandëshkueshmërinë”, u shpreh Sulo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.