Sunak fiton “betejën” me emigrantët, parlamentin britanik voton projektligjin e ri. Ruanda “tashmë” është vend i sigurt

10a462d4974d4b908e49f16ba9e94465

10a462d4974d4b908e49f16ba9e94465

Me 313 vota pro dhe 269 kundër, parlamenti britanik votoi projektligjin e ri të propozuar nga kryeministri Rishi Sunak, që do të bëjë të mundur dërgimin në Ruandë të emigrantëve që mbërrijnë në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar.  “Populli britanik duhet të vendosë se kush do të vijë në këtë vend,  jo bandat kriminale apo gjykatat e huaja. Kjo është ajo që jep ky projektligj.

Tani do të punojmë për të nisur fluturimet për në Ruandë dhe të ndalojmë anijet”- shkruajti ai në një postim pas votimit projektligjit. Miratimi i tij vjen një muaj pasi, Gjykata e Lartë e shpalli të paligjshme marrëveshjen.

Ajo arsyetoi se marrëveshja për emigrantët mund të çonte në shkelje të të drejtave të njeriut, pasi Ruanda nuk ishte një vend i sigurt për të dërguar azilkërkues. Miratimi i projektligjit është një fitore e rëndësishëme për Sunak, pasi “ndalimin e varkave” me emigrantë, ai e bëri një nga pesë pikat kyçe të qeverisjes së tij.

Britania po shpenzon aktualisht mbi 3 miliardë paundë në vit për përpunimin e kërkesave për azil, me kostot për strehimin e emigrantëve që presin një vendim në hotele dhe objekte të tjera, që shkojnë në rreth 8 milionë paundë në ditë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.